Babai i Neymarit takohet me presidentin e Real Madridit (FOTO)

Sulmuesi i Paris Saint Germainit ka shkëlqyer në Liga 1 qysh pas transferimit për 222 milionë euro nga Barcelona, por babai i thuhet se tashmë është duke punuar në marrëveshjen për rikthim në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Mundo Deportivo’, burime në Paris kanë zbuluar që Perez dhe Neymar Sr kanë folur rreth një transferimi të mundshëm që përfshin brazilianin.

‘Los Blancos’ dështuan për siguruar 25-vjeçarin nga Santos kur u transferua te Barcelona në vitin 2013 dhe raportohet se dera do të jetë gjithmonë e hapur në Bernabeu për të.

Babai i 25-vjeçarit raportohet se është takuar me presidentin e Real Madridit

Marrëveshja mund të finalizohet vetëm kur kontrata e Ronaldos të skadojë në vitin 2021, por besohet që Neymar nuk ka ndërmend të largohet nga klubi në Parc des Princes së shpejti. Pavarësisht thashethemeve në PSG, fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 2016 mendohet se është duke shijuar jetën në Francë dhe ëndërron titullin e Ligës së Kampionëve me skuadrën e tij të re.

Neymar ka pasur një incident me sulmuesin Edinson Cavani dhe sipas raporteve në Francë, ai tashmë është i zemëruar edhe trajnerin Unai Emery.

PSG frikësohet që sulmuesi mund të rikthehet në Spanjë nëse dështon për të fituar trofe madhështor me kampionin e Francës dhe ata janë të vendosur për të bërë atë që të ndihet i rehatshëm në ambientin e ri.

Ai ka shënuar shtatë herë brenda tetë ndeshjeve në ligë./arbresh.info/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button