Rekomandime nga Qyteti i Shkupit kundër ndotjes së ajrit

Automjetet të mos përdoren  pa nevojë, më shumë persona të udhëtojnë me një automjet, të shfrytëzohet transporti publik, për ngrohje të shtëpive të mos përdoren materie të mbeturinave dhe të rriten kontrollet e inspeksioneve të oxhaqeve nëpër shtëpitë, objektet dhe impiantet industriale dhe të zejtarisë nga ana e inspektorëve shtetërorë.

Këto janë pjesë të rekomandimeve deri te qytetarët dhe deri te institucionet në rast të tejkalimit të koncentrimit të PM10 grimcave në ajër gjatë 5 ditëve në vijim mbi 50 mikrogramë në metër kub, që i publikuan sot nga zyra e kryetarit të Qytetit të Shkupit.

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, rekomandimet janë lëshuar në bazë të njoftimit të marrë dje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa në pajtim me Konkluzionin nga seanca e 108-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 25.12.2012.

Mes rekomandimeve deri te qytetarët janë edhe për ngrohje të shtëpive të mos përdoren materiale hedhurinash, vaj i djegur makinerik, mbeturina druri të ngjyrosura, PET ambalazhë PET, goma  dhe çfarëdo qoftë materiali sintetik, të shfrytëzohet dru i thatë dhe i pastër pa llaqe nga toka dhe nga mbeturinat, furrat me dru të përdoren dhe mbajnë sipas udhëtimeve të prodhuesit, si dhe të pastrohen rregullisht oxhaqet.

Lidhur me mbrojtjen e shëndetit të njerëzve rekomandohen që të evitohet ekspozimi afatgjatë në qiell të hapur, sidomos vonë në mbrëmje ose herët në mëngjes kur koncentrimet e PM10 mund të arrijnë nivelin maksimal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button