El Clasico e pazakontë, në orar të pazakontë

El Clasico gjithmonë ka sjellur shumë emocione, gola, përleshje e gjithçka tjetër, duke bërë gjithçka më interesante, por kësaj radhe është më ndryshe, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi, rivaliteti i madh mes tyre është rritur edhe për një shkak për shkak të shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Katalunia.

Real Madridi dhe Barcelona do të ndeshen mes vete në xhiron e 17-të të kampionatit spanjoll në El Clasico të parë të sezonit.

Por orari i ndeshjes është krejtësisht i ndryshëm nga ata që jemi mësuar t’i shohim, e që zakonisht janë luajtur në mbrëmje.

La Liga ka zbuluar orarin e xhiron së 17-të, e cila do të mbahet mes të martës së 19 dhe të shtunës së 23 dhjetor të vitit 2017.

Kështu, El Clasico e parë e sezonit do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00 dhe do të luhet në Santiago Bernabeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button