Mbledhje e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

 Komisioni kuvendor për çështje të emërimeve dhe zgjedhjeve në mbledhjen e sotme do ta konstatojë vendimin për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në rend dite të mbledhjes janë edhe propozim vendimet për ndryshim të vendimeve për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, të Këshillit nacional për eurointegrime, të grupeve të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera, si dhe të Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive.

Anëtarët e Komisionit do t’i konstatojnë ndryshimet e vendimeve për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të delegacioneve kuvendore në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociim, në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, në Asamblenë parlamentare të organizatës veriatlantike dhe në Asamblenë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Në rend dite është tërheqja e Propozim vendimit për emërim të zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të RM-së prej 14.07.2017, si dhe konstatimin e Propozim-vendimit për emërim të zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button