Qeveria do të debatojë për plotësimin e obligimeve të Planit “3-6-9”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 30-të, në të cilën do të shqyrtohet informacioni për gjendjet dhe progresin në procesin e integrimit evropian në pjesën e dinamikës së plotësimit të obligimeve të Planit 3-6-9.

Para ministrave qeveritarë sot do të gjendet edhe informacioni për takimin e 13-të të Nënkomitetit për transport, mjedis jetësor, energjetikë dhe zhvillim rajonal midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë i cili e vlerëson progresin e vendit tonë në procesin e përafrimit të standardeve ndaj atyre të BE-së në këto sfera.

Në seancën e sotme do të vihet në shqyrtim edhe informacioni për përmirësimin e statusit të fëmijëve të cilët përdorin shërbime në institucionet publike për fëmijë, gjegjësisht në kopshtet për fëmijë.

Qeveria sot do ta shqyrtojë informacionin me të dhëna statistikore për lëndë penale nga sfera e korrupsionit për vitin 2016.

Ministria e Kulturës në seancën e sotme qeveritare do ta prezentojë informacionin për gjendjen me procedurat për dhënien e pëlqimit, gjegjësisht jopëlqimit të propozim-tarifave për përdorimin e veprave muzikore autoriale joskenike të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave autoriale “SHMDA” – Shkup dhe të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore “SOKOM – DAM”, Shkup.

Në agjendën e sotme të seancës së Qeverisë do të gjendet edhe informacioni për rrjedhën e punës së këshillit për ndjekjen e gjendjeve në sistemin pensional, si dhe Raporti vjetor për implementimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2016.

Ministritë në Qeverinë e RM-së, sot do ta shqyrtojnë edhe Raportin vjetor për punën e Shoqatës aksionare në pronë shtetërore për kryerjen e veprimtarisë ofrimin e shërbimeve në navigacionin civil ajror për vitin 2016, me Raportin e revizorit të pavarur. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button