Hojt Ji: Maqedonia të kundërshtojë ndikimin rus

Zv/ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit Hojt Ji ka theksuar se është tejet e rëndësishme që Maqedonia të kundërshtojë ndikimin rus. Në një intervistë për emisionin “360 gradë”  të Alsat M Ji theksoi se Maqedonia duhet të punojë në drejtim të forcimit të mediave të pavrura dhe t’i shmanget dezinformatave nga Rusia. 

“Shohim se Rusia po përpiqet të dekurajojë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE. Është e rëndësishme që Maqedonia, duke punuar me ne, me BE-në dhe me partnerët në rajon, të vazhdojë të kundërshtojë ndikimet malinje nga çdo burim që do të vijë, të vazhdojë të forcojë mediat e pavarura, është e rëndësishme të ketë media të forta, profesionale, të pavarura, që do t’u rezistojnë dezinformatave nga Rusia apo burime të tjera”, deklaroi Hojt Ji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button