Ditë për vizitorë në stërvitjen ushtarake “Reagim i përbashkët-17”

 Në kuadër të stërvitjes ushtarake “Reagim i përbashkët-17” në Poligonin e armatës “Krivollak” sot do të realizohet program për vizitorë.

Sipas programit, pjesëtarët e njësiteve të policisë ushtarake nga ARM-ja dhe armatat e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe nga Gardat nacionale të shteteve federale të SHBA-së, Vermontit dhe Minesotas do të kryejnë stërvitje demonstruese “Kordon dhe kërkim”, në të cilën do ta demonstrojnë stërvitjen dhe trajnimin e tyre.

Në Ditën për vizitorë do të marrin pjesë përfaqësues nga asociacioni i atasheve ushtarake të akredituar në Republikën e Maqedonisë, komandantë të njësiteve të ARM-së dhe mysafirë tjerë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHM-së ARM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button