Kompanitë e Maqedonisë në nëntor në dy ngjarje të mëdha biznesi në Turqi

 Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Turqisë, kompanitë nga Maqedonia do të kenë mundësi të marrin pjesë në dy ngjarje ndërkombëtare të mëdha biznesi në Turqi që do të mbahen në fillim të nëntorit të sivjetmë.

Bëhet fjalë për Match4Industry Business Matching Event në Koxhaeli, prej 2 – 3 nëntor, dhe për të a.q. Java e Eksportit, „Export Week 2017“ në Stamboll, prej 31 tetori e deri më 2 nëntor. Të dyja ngjarjet mundësojnë takime dypalëshe dhe realizim të kontakteve të drejtpërdrejta me partnerët potencial.

Në Match4Industry Business Matching Event priten rreth 350 ekspozues dhe 40.000 vizitorë. Në organizim të ngjarjes, përveç Odës Tregtare-Industriale të Koxhaelit dhe Rrjetit Sipërmarrës Evropian, janë përfshirë edhe shumë asociacione të biznesit nga Evropa, Turqia dhe më gjerë, në mesin e të cilave edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë – Turqi (MATTO). Është paraparë vizitë e kompanive udhëheqëse automobilistike, me ç’farë pjesëmarrësve do t’u mundësohet në vendin e ngjarjes dhe nga dora e parë të njihen me klimën afariste në zonat industriale të Koxhaelit.

Ekspozuesit do të jenë kompani nga industria automobilistike, sektori metalik, industria kimike, ndërtimtaria, energjetika, elektronika, teknologjia informatike-komunikuese, sipërmarrësia e grave…

“Export Week 2017”  do të jetë me temë “Eksportuesit pa kufij i tejkalojnë barrierat teknologjike, tregtare dhe kulturore përmes eksportit”.

MATTO sot në konferencë për shtyp do të informojë hollësisht për të dyja ngjarjet e ardhshme afariste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button