LSDM: Në mënyrë aktive punohet edhe në ligjin e energjetikës

Duke kujtuar “kthimin e tarifës së lirë dhe ndihmesën e invcestitorëve vendas nga Qeveria e Maqedonisë e udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM)”, nga kjo parti bëjnë të ditur se në mënyrë aktive po punohet edhe në ligjin e energjetikës, njofton Portalb.mk.

“Njëkohësisht, në mënyrë aktive po punohet për ligjin e ri të energjetikës, dhe po rishikohet ndërprerja e bashkëpunimit me bashkësinë energjetike të Evropës. Bashkëpunimi me bashkësinë energjetike do të jetë ndihmë për Republikën e Maqedonisë që të sjell ligje evropiane për energjetikë edhe për efikasitet energjetik. Me ato ligje në asnjë mënyrë nuk parashihet rritje e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, por ato parashihet që të ulin nevojën e përdorimit të harxhimit dhe uljen e të aktiviteteve të rregullta”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se investitorët vendas do të jenë të barabartë me investitorët e huaj në përfitimin e benificioneve dhe lehtësimeve shtetërore.

“Investitorët vendas më në fund do të jenë të barabartë me investitorët e huaj. Çdo investitor që planifikon investim të ri, pa dallim a është vendas apo i huaj do të përfiton benificione dhe lehtësime nga shteti. Për atë qëllim, investitorët do të kenë mundësi që të vendosin në mes disa paketave të ndryshme ose të ashtuquajtura meny të cilat do të ofrojnë benificione në varësi nga lloji dhe madhësia e investimit”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Nga atje thonë se do të vazhdojnë të punojnë për ndihmesë më të madhe për kompanitë, në ndërtimin e infrastrukturës kualitative dhe në kthimin e më shumë parave tek qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button