Ligji i gjuhëve në shqyrtim në Komisionin për Sistem Politik

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për punë dhe politikë sociale, për kulturë, financim dhe buxhet dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive është Projekt – ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale do të debatojnë për Projekt-ligjin për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, për Projekt – ligjin për sigurimin e materialeve të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronë dominuese të shtetit dhe për Projekt – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë, të gjitha me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për Kulturë janë Projekt – ligji për ndalesën e fuqizimit të Ligjit për artistin e kombit të Republikës së Maqedonisë, Projekt – ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, të dy në lexim të parë dhe Aktivitetet për përgatitjen e Projekt – programit për shënimin e përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018.

Në rend dite janë edhe Projekt – ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë si edhe Projekt-ligji për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë dhe Projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përmbarim, të dy me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Komisioni për financim dhe buxhet do ta shqyrtojë Projekt-ligjin për plotësimin e Ligjit për privatizim dhe blerjen e tokës shtetërore në pronë shtetërore në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button