U arrestuan tre shqiptarë, bartnin 4 ton drogë

Gati 4 ton marihuanë, në vlerë prej 40 milionë euro janë konfiskuar në bregdetin lindor të Italisë. Jahti 17 metërsh me flamur amerikan është ndaluar në detin Adriatik, dhe ekuipazhi me tre shqiptarë është arrestuar, ka thënë policia kufitare e Italisë, shkruan REL.

Ushtria kufitare ka thënë se kjo sasi e konfiskuar e substancave narkotike është sasi “rekord”.

Prokurori kundër mafia dhe kundër korrupsion, Franco Roberti, në raportin e tij vjetor në parlament, ka thënë se ka pasur “rritje të jashtëzakonshme” të trafikimit të marihuanës nga Shqipëria.

Roberti përkrahë legalizimin e drogave të lehta, sipas tij, konsumimi i kanabisit është shumë i përhapur dhe burimet për luftimin e krimeve duhet të koncentrohen në krime më serioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button