Parlament, u formua Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Rexhail Ismaili kryetar

Kuvendi formoi Komitetin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Në seancën e konstituive të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, anëtarët e komitetit zgjodhën për kryetar të Komitetit deputetin e BDI-së, Rexhail Ismaili.

Për nënkryetar u zgjodh deputeti Jusuf Hasan, i cili është përfaqësues i Partisë Demokratike Turke, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive përbëhet nga gjithsej 19 anëtarë, prej të cilëve shtatë janë të partive maqedonase, shtatë të partive shqiptare, dhe pesë të nacionaliteteve tjera. Për përbërjen e Komitetit dhe Zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, anëtarët dhanë mbështetje unanime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button