U publikuan pamje nga Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë arrestimit të katër personave (VIDEO)

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar katër persona të dyshuar për tregti me lëndë narkotike, pas kryerjes së bastisjes në disa lokacione në Shkup dhe Prilep, transmeton Portalb.mk.

Aksioni policor erdhi pas një hetimi ndërkombëtar disamujor dhe formimit të një ekipi hetues nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Prokuroria Themelore Speciale dhe Reparti për Krim të Organizuar në Republikën e Shqipërisë.

Në listën e katër personave të arrestuar kemi katër shkupjan, 51 vjeçarin A.M., 37 vjeçarin D.Z., 35 vjeçarin M.K. dhe 39 vjeçarin D.J. Ndaj personit N.A. është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë e Shqipërisë.

Sot u dorëzua padi penale edhe ndaj 45 vjeçarit R.T. nga Prilepi për shitblerjen e lëndëve narkotike, vepër e dënueshme në bazë të nenit 216 nga Kodi Penal. Ai gjithashtu nuk kishte respektuar urdhrin e Policisë gjatë bastisjes, duke goditur me veturë punonjësit e policisë.

“Katër personat janë pjesë e grupit të organizuar kriminale ndërkombëtar të përfshirë në transportin e kokainës për vendet e BE-së, të cilët gjatë qershorit të vitit 2021, nga persona të panjohur në Shqipëri, kanë blerë dhe pastaj kanë transportuar 300 paketa me 324.4 kilogram kokainë për Itali”, raportoi Policia.

Ata mallin e kishin futur në Maqedoninë e Veriut përmes kufirit në Qafë Thanë, pastaj e kishin kaluar në kufirin e Kosovës në Bllacë, për të kaluar pastaj në Shqipëri përmes kufirit në Morinë. Përmes Durrësit të Shqipërisë, droga është bartur në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button