SPGM e përshëndet vendimin për qasje falas të gazetarëve deri te dokumentet nga Regjistri Qendror dhe Kadastra

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) e përshëndet vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për akses falas të gazetarëve hulumtues deri tek dokumentet nga Regjistri Qendror dhe Agjencia për Kadastër të Patundshmërive dhe e vlerëson si hap përpara në procesin për lirim dhe përmirësim të gjendjeve të të drejtave mediale dhe gazetareske.

SPGM-ja konsideron se me këtë vendim të gazetarëve hulumtues do t’ju lehtësohet aksesi deri te informacionet që do ta rrisin transparencën, raportimin dhe përgjegjësinë shoqërore të bartësve të funksioneve publike, por edhe të personave juridikë dhe do të ndikojnë në uljen e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Sipas SPGM-së, vendimi i tillë njëkohësisht do ta nxitë edhe zhvillimin e gazetarisë deficitare hulumtuese e cila ka rol esencial në sigurimin e informacioneve që janë në interes të opinionit.

SPGM-ja e inkurajon Qeverinë të vazhdojë në këtë drejtim dhe sa më shpejt të përgatisë ndryshime të Ligjit për qasje deri te informacionet nga karakteri publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button