Shkup, fillon shënimi i Ditës së pavarësisë, “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”
Prej sot fillon festimi treditor i 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Maqedonisë, e cila këtë vit shënohet me moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”.
Shënimi fillon pasdite me ngjarje sportive “Vrapo, luaj, aktivizohu”, e cila do të mbahet në Skelën e lumit Vardar në organizim të Agjencisë për Rini dhe Sport. Do të organizohet garë rekreative në atletikë, aksion ekologjik për pastrimin e Skelës, volejboll në rërë, kajak, kros fit, ngjitje në shkëmbinj dhe skejt aktivitete.
Festimi qendror do të mbahet nesër, ndërsa organizator është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Në kuadër të festimit qendror është paraparë të mbajë fjalim edhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.
Dita e pavarësisë përputhet me 100 ditë nga zgjedhja e Qeverisë së re.