Hyrje falas në disa institucione kulturore në RMV për shkak të ditës së pavarësisë
Me rastin e ditës së pavarësisë, 8 Shtatorit, qytetarët në mbarë vendin mund të vizitojnë falas disa institucione kulturore, galeri dhe muze të ndryshme, transmeton Portalb.mk.
Nga ora 11:00 e deri në ora 20:00 qytetarët mund të vizitojnë pa bileta lokacionet e mëposhtme.
- Në Shkup: Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave Natyrore, Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi, Muzeun e Maqedonisë së Veriut, Muzeun e Artit Bashkëkohor, si dhe Galerinë Nacionale të Maqedonisë.
- Në Veles: Stobi.
- Në Ohër: Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzei Shtëpia e Robevcëve.
- Në Tetovë: Muzeu i Rajonit të Tetovës” dhe “Galeria e Arteve.
- Në Strumicë: Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës se Muzeu dhe Instituti i Strumicës.
- Në Masanstir: Heraklea, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut, Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
- Në Prilep: Enti për Mbrojten e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu.
- Në Krushevë: Muzeu i Historisë.
- Në Gjevgjeli: Instituti Nacional Muzeu.
- Në Shtip: Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu.
- Në Kërçovë: Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në Linç.
- Në Kumanovë: Instituti Nacional Muzeu.
Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 31 vjetorin si shtet i pavarur. Përmes referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991 vendi u shkëput nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, qytetarët vendosën për shet të pavarur dhe sovran. Sot, vendi është anëtar i NATO-s dhe pas shumë sfidave këtë vit filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.