LSDM: Për njëqind ditë janë sjellë një sërë masash për jetë më të mirë të qytetarëve

LSDM-ja kumtoi se për vetëm njëqind ditë, Qeveria që e udhëheqin tregoi se fjala është fjalë dhe solli vendime kyçe me të cilat përmirësohet kualiteti i jetesës, paratë po kthehen tek qytetarët, institucionet punojnë në shërbim të qytetarëve, ndërsa Maqedonia ka filluar fuqishëm të hapërojë drejt rrugës eurointegruese.

“Shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM për vetëm njëqind ditë kanë siguruar pagë minimale më të lartë në vlerë prej 12.000 denarëve për rreth 70.000 qytetarë, e kthejnë tarifën e lirë ditore të rrymës, zgjidhin përfundimisht problemin me 3000 punëtorët e falimentuar, sigurojnë ndihmë më të madhe për kompanitë vendore dhe filloi procedura për largimin e taksës radiodifuzive”, kumtojnë nga LSDM-ja.

Sipas LSDM-ja, po realizohet edhe një nga premtimet kyçe të programit parazgjedhor dhe të Qeverisë së re – institucionet po çlirohen, po hapen dhe po punojnë në shërbim të qytetarëve. Nga 1 shtatori ka filluar puna me dy ndërrime në institucionet kyçe siç janë Drejtoria për të Ardhura Publike, Drejtoria e Doganës, çerdhet, Drejtoria për Drejtimin e regjistrave amë dhe shërbimet për dhënien e letërnjoftimeve dhe pasaportave në MPB të cilat tani punojnë deri në orën 21.30.

LSDM-ja paralajmëron se Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare do të vazhdojnë të punojnë në implemetimin e masave që janë në interes të qytetarëve.

“Pas zgjedhjeve lokale dhe pas fitores së LSDM, përgjegjshëm, me punë efikase dhe transparente në interes të qytetarëve do të vazhdohen edhe në nivel lokal. Komunat do të kenë qeverisje të re të përgjegjshme që do të punojë në përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët”, thekson LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button