Anketë: Emigrantët janë më të mirëseardhur në Islandë, ndërsa më pak në Maqedoni

Emigrantët janë më së shumti të mirëseardhur në Islandë dhe në Zelandën e Re, ndërsa më pak në Maqedoni, Mal të Zi, Hungari dhe Serbi, tregojnë rezultatet nga anketa e zbatuar nga “Galup” të cilën e transmeton gazeta britanike “Indipendenet”.

Gazeta thekson se shumica e vendeve të cilat janë mes dhjetë të ranguara më keq, gjenden në “rutën ballkanike” nëpër të cilën kalonin emigrantët në rrugën nga Greqia drejtë Gjermanisë.

Sipas hulumtimit, Maqedonia në listë gjendet në vendin e e fundit të 138-të.

Të anketuarve u është shtruar pyetja – nëse është mirë ose keq që emigrantët të jetojnë në vendin tuaj, të jenë fqinjë tuaj ose të lidhin martesa me ndonjë të afërt të juaj.

Shumica prej të anketuarve, gjegjësisht 54 për qind, janë përgjigjur se është mirë që emigrantët të jetojnë në vendin e tyre, ndërsa gjysma se do të ishte mirë t’i kenë fqinjë.

Gjithashtu, është konfirmuar se gjeneratat më të reja më shumë i pranojnë emigrantët, si dhe banorët të cilët jetojnë në mjedise urbane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button