Dimitrov dhe Kaxias nuk do të diskutojnë për kontestin me emrin

Kontesti me emrin nuk do të jetë tema e takimit të ardhshëm të shefit të diplomacisë maqedonas Nikolla Dimitrovit dhe kolegut të tij grek në Shkup, Koxias, bën të ditur “Meta” nga burime të veta, njofton Portalb.mk.

Koxias në Shkup do të vijë me makinë.

Dimitrov dhe Koxias të enjten e ardhshme përsëri do të bisedojnë për masat për ndërtimin e besimit si dhe do ta shqyrtojnë edhe zhvillimin e të dy grupeve punuese të Ministrive për masat e reja të përafrimit. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ministrat të flasin edhe për rastin me konsullin maqedonas në Toronto, Jovica Pallashevski që u fotografua me hartë të madhe të Maqedonisë që në Greqi u interpretua si provokim i ri.

Vizita e Koxiasit në Maqedoni vjen pas vizitës së Dimitrovit në Athinë, por edhe pas takimeve të dy ministrave me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara për kontestin me emrin, Metju Nimic.

Ndërmjetësuesi Nimic gjatë kohës së vizitës në Shkup deklaroi se nuk duhet të priten ndryshime drastike në muajt e ardhshëm, sepse qeveritë së pari herë njihen dhe është akoma herët të dalësh me propozime të caktuara për emrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button