Pritet lista “Panucci”, Kuqezinjtë mblidhen më 28 gusht

Në një kohë që shumë prej kombëtare europiane kanë nisur të formalizojnë edhe listat e futbollistëve të grumbulluar për eliminatoret, përfaqësuesja Kuqezi pritet ta bëjë këtë javën e ardhshme, transmeton Top Channel.

Trajneri Christian Panucci ka lëvizur jo pak në këto javë për të vëzhguar ata që mendohen si kontigjent për ndeshjet e Botërorit 2018.

Polemikat për rastin e Taulant Xhakës pritet të marrin dhe përgjigjen zyrtare të trajnerit italian. Mesfushori ishte autor i një goli shumë të bukur në Kupën e Zvicrës me Bazel duke dhënë një sinjal të qartë se është në formë për të qenë në eliminatore, por më shumë se përgatitja, problem për futbollistin është karakteri i tij. Nëse do të përzgjidhet nga Panucci për dy ndeshjet e radhës, atëherë ajo që shpresojnë tifozët, tejkalimi i përplasjeve do të jetë formalizuar.

Strakosha dhe Berisha do të jenë me të gjitha gjasat në listë, por mbetet për t’u parë se kush do të mbrojë portën, talenti i Lacios që po spikat këto ditë, apo gardiani i Atalantës që ka shkëlqyer në miqësore.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të mblidhet më datë 28 gusht nën urdhrat e trajnerit, 4 ditë para sfidës së parë të vlefshme për eleminatoret e botërorit. Më 2 shtator, kuqezinjtë do të presin Lihtenshtejnin në Elbasan Arena dhe tre ditë më vonë përballen me Maqedoninë në Strumicë.

Këto dy takime do të shërbejnë më shumë për trajnerin e ri që të njihet me skuadrën, por gjithashtu për të mbajtur pozicionin në FIFA.

Shqipëria ndodhet në grupin G të eleminatoreve për botërorin 2018, e treta me 9 pikë, po aq sa Izraeli, ndërkohë që grupi kryesohet nga Italia dhe Spanja me nga 16 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button