Ministria e Shëndetësisë bëri lëshime teknike, ndërroi listën e drejtorëve

Ministria e Shëndetësisë gjatë emërimit të 47 drejtorëve shëndetësor ka bërë lëshime teknike në dy prej tyre, si pasojë e së cilës nga atje kërkojnë falje duke njoftuar se të njëjtët janë plotësuar me emra të rinj, njofton Portalb.mk.

Nga kjo Ministri bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Klinikën për Veshë, Hundë dhe Fyt dhe Shtëpinë e Shëndetit në Vinicë.

“Është bërë lëshim teknik sa i përket emërimi të drejtorëve në qendrat shëndetësore. Sqarojmë se drejtor i ri i Klinikës për hundë, veshë dhe fyt është Gabriela Kopaçeva Barosova kurse jo Jane Netkov siç qe lajmëruar më herët. Në Shtëpinë e Shëndetit në Vinicë drejtor është Venko Donçev, dhe jo Venco Vujinov. Ju kërkojmë falje mjekëve, mediave dhe opinionit publik për këtë lëshim teknik”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Që kur u publikua emri i Jane Netkov për drejtor të Klinikës për veshë, hundë dhe fyt pasuan reagime të shumta në publik duke bërë të ditur se ndaj tij është hapur padi penale për mitmarrje.

MSH e përmirësoi gabimin dhe emëroi drejtor të ri.

Përndryshe dje Ministria e Shëndetësisë emëroi 47 drejtorë të spitaleve dhe institucioneve tjera shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button