Maqedoni, vazhdon vala e nxehtit edhe gjatë fundjavës

Deri të enjten rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të masës ajrore stabile dhe shumë të ngrohtë, që do të kushtëzojë të vazhdojë periudha e motit kryesisht me diell, shumë të ngrohtë dhe të thatë. Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë mbi 35, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit do të tejkalojë 40 gradë, njofton DPHM-ja.

Më ngrohtë pritet të jetë gjatë fundjavës, kur temperatura maksimale në vend do të arrijë edhe 42 gradë. Nga e hëna në orët e pasdites do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare lokale. Indeksi UV edhe më tej do të jetë shumë i lartë me vlerë 9.

Sipas temperaturave të parashikuara gjatë ditëve të ardhshme, disa rajone të vendit do të jenë në fazën portokalli lidhur me rrezikun nga temperaturat e larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button