U formua grupi punues për përpunimin e projekt-strategjisë nacionale për zhvillim të kulturës 2018-2022

Ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski formoi grup punues për përpunimin e projekt-strategjisë nacionale për zhvillim të kulturës për periudhën e vitit 2018-2022, i cili sot mbajti takim konstruktiv, kumtoi Ministria e Kulturës.

Në përbërjen e grupit punues janë Zllatko Teoedosieski, kritik letrar dhe këshilltar – kurator (koordinues i grupit punues), Iskra Geshoska, punonjëse kulture nga “Jadro” – Asociacioni i skenës së pavarur kulturore, dr. Valentina Poceska, këshilltare-konservatore, mr. Valmira Istrefi, studime urbane, mr. Xhevdet Jashari, aktor dhe ligjërues në Fakultetin për art dramatik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Magdalena Dikovska, nëpunëse e kabinetit për punë juridike në Ministrinë e Kulturës dhe Goce Bozhurski, këshilltar në Sektorin për arte vizuale, arkitekturë dhe dizajn në Ministrinë e Kulturës.

Работна група за култура 2

Puna e Grupit të punës është që të përpunohet koncepti dhe projekt-strategjia, të cilët do të jenë të disponueshëm deri te ministri i Kulturës dhe do të jenë objekt i debatit publik me të gjitha palët e interesuara në periudhën në vijim, deri në sjelljen e strategjisë në fund të vitit 2017.

Siç informon Ministria, në takimin konstituiv, gjatë formimit të ekspertëve të përzgjedhur me detyrat konkrete dhe kompetenca, ministri Allagjozovski theksoi se nga debati publik pret investim serioz nga të gjitha palët e cenueshme në të gjitha veprimet kulturore, sepse kjo do të thotë kontribut i aktorëve kulturorë në interes personal, por edhe në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button