Xhaferi në “Meçkin Kamen” citon Manifestin e Krushevës: Ejani vëllezër musliman nën flamurin e Maqedonisë

“Ne kemi një atdhe të përbashkët Republikën e Maqedonisë dhe të gjithë jemi përgjegjës ta ruajm për ne dhe për brezat e rinj”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në fjalimin e tij në “Meçkin Kamen” (Guri i Ariut), ku e ka udhëhequr delegacionin kuvendor me rasntin e festës së Kryengritjes së ilindenit, njofton Portalb.mk.

Pasi u përkul përpara varrit të Nikolla Karevit, në fjalimin e tij Xhaferi tha se heronjtë e ilindenit e kanë ndërtuar të tashmen dhe ka cituar një pjesë të Manifestit të Krushevës.

“Ejani vëllezër muslimanë afër nesh, për të shkuar kundër dushmanëve tonë dhe tuaj, nën flamurin e Maqedonisë, Maqedonia është nëna e jona dhe e juaja. Të dashur fqinj, ejani afër nesh”, citoi Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se udhëheqësit e Kryengritjes së Ilindenit, Karev, Dellçev, Pitu Guli, kanë treguar se kanë vlera të larta civilizimi për unitet dhe tolerancë .

“Mendoj se ne duhet të jemi krenarë me paraardhësit tanë që kanë luftuar për bashkëjetesë dhe tolerancë, për shoqëri multikulturore. Në këto 26 vite të pavarësisë kemi kaluar nëpër shumë telashe dhe kriza, por më e rëndësishme është që te qytetarët nuk është shuar fryma për bashkëjetesë”, porositi Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button