Reformatorët e VMRO-së: “Freskimi” i partisë është zhgënjim i madh për ne

“Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së përfundoi pa paralajmërim për shpalljen e reformave themelore të partisë”, kështu reagoi reformatori Aleksandar Mihajlloski për ndryshimin e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Nikolla Gruevski ka pasur mundësi historike që në Komitetin qendror ta vendos në shqyrtim dhe në miratim Deklaratën për demokratizimin dhe modernizimin e VMRO-DPMNE-së, sy hyrje në një proces për ndryshime strukturale, në të cilën mënyrë partia do ta tregojë përkushtimin e saj drejt integrimit të BE-së dhe NATO-s dhe do të mundej që shumë më e fortë, e bashkuar dhe e reformuar të hynte në zgjedhje, por në vend të asaj, vendosi të mbetet në të kaluarën dhe në politikat e vjetra që partinë e çuan në opozitë”, kështu shkroi Mihajllovski në facebook.

Sipas tij “freskimi” i partisë me përjashtime të caktuara është zhgënjim i madh jo vetëm për ato të VMRO-së, por edhe për gjithë opinionin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button