Shpërthimi në Velipojë, ndërroi jetë pronari i lokalit të resortit

Ka ndërruar jetë pronari i lokalit në Velipojë, i cili pak ditë më parë u përfshi nga flakët, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Burimet raportojnë se 55-vjeçari, Besnik Zenuni, është ndarë nga jeta në orët e vona të së shtunës në pavijonin e djegieve-plastikës. Më herët mjekët kishin thënë se Zenuni ishte njëri prej të plagosurve në gjendje kritike, me djegie në 95 përqind të trupit.

Ai u transportua në repartin e djegieve, në QSUT, ndërsa ishte e pamundur që të transportohej për një trajtim më të specializuar jashtë vendit. Ndërkohë, në spital ndodhet edhe djali i të ndjerit, Hektor Zenuni, 33 vjeç dhe se ai ka plagë në 75% të trupit, transmeton Albportali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 28 korrik, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit, nga cisterna 1 mijë litërshe, lokali i një resorti në Velipojë u përfshi nga flakët, ku për pasojë dhjetëra persona mbetën të lënduar. Ky incident mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë nëse në lokal do të kishte klientë, por për fat të mirë shumica e frekuentuesve ishin në det. Prokuroria po vazhdon hetimet në lidhje me atë që ka ngjarë në resorin turistik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button