Zgjedhje për anëtarë të Kuvendit kushtetues në Venezuelë

Në Venezuelë sot do të mbahen zgjedhjet për anëtarë të Kuvendit kushtetues, të cilët do të kenë për detyrë të sjellin një Kushtetutë të re për vendin.

Kuvendi i ri kushtetues, seanca konstituive e së cilit është planifikuar për më 2 gusht, duhet ta zëvendësojë Parlamentin aktual në të cilin shumicë kanë kundërshtarët e presidentit aktual të Venezuelës, Nikolas Maduro.

Prej gjithsej 545 anëtarëve të Kuvendit, 364 do të zgjidhen drejtpërdrejt në njësite zgjedhore sipas parimit çdo komunë nga një deputet, me përjashtim të kryeqytetit Karakas dhe qendrave të provincave, të cilët do të zgjedhin nga dy përfaqësues. Të gjithë kandidatët për këto pozita janë anëtarë ose ithtarë të Partisë socialiste të Maduros.

173 anëtarët e tjerë të Kushtetutës kuvendore do t’i delegojnë organizata të ndryshme si dhe sindikata dhe shoqata bujqësore dhe të pensionistëve, lëvizje të të rinjve dhe oda ekonomike të afërta me presidentin Maduro.

Idenë për konvokimin e Kuvendit kushtetues e inicioi Maduro, me qëllim, siç akuzon opozita, t’i anulojë zgjedhjet presidenciale të parapara për vitin e ardhshëm, në të cilat sipas anketave, ai do të përjetonte dështim dhe që të ndërmarrë kontrollin e plotë ndaj shtetit.

Opozita bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të sotme dhe që më 16 korrik organizoi referendum, i cili nuk u pranua nga Qeveria në të cilin 7,6 milionë persona u prononcuan kundër konvokimit të Kuvendit kushtetues.

Zgjedhjet e sotme paraqesin një etapë të re në krizën politike në Venezuelë e cila filloi para katër muajve, kur më 29 mars Gjykata Supreme, e cila është nën kontrollin e Maduros, ua mori mandatet më shumë deputetëve opozitarë. Pas kësaj opozita filloi me organizimin e protestave të përditshme masovike, në të cilat deri më tani jetën e humbën 113 persona.

Maduro mbrëmë u kanos se do t’i ndëshkojë kundërshtarët politik, nëse tentojnë ta pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve të sotme.

Opozita nga ana e saj ju bëri thirrje ithtarëve të vet sot të dalin në mënyrë masovike në rrugë në një protestë të re kundër Maduros dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button