Shkup, bëhet prezantimi i pajisjes ushtarake si pjesë e stërvitjes “DragoonGuardian 17”

Në suaza të stërvitjes ushtarake “DragoonGuardian 17”, që filloi dje në vend, sot në Shkup do të organizohet prezantim i pajisjes së ARM-së dhe të Armatës së SHBA-së në Evropë.

Krahas prezantimit të pajisjes, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin trajnim të shkurtë për vetëmbrojtje, ndërkaq njëherit do të mbahet edhe garë për më të rinjtë.

Në prezantim do të marrë pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti dhe komandanti i Regjimenti për operacione speciale, gjenerali brigadier, Orce Jordev.

Stërvitja dedikohet për mbështetje të caqeve për trajnim për përforcim të procedurave operative standarde të njësive inxhinierike dhe atyre ABHO nga përbërja e ARM-së, si dhe për avancim të mirëkuptimit të ndërsjelltë mes ARM-së dhe FA të SHBA-s[.

Në stërvitje marrin pjesë 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së të cilat dje me automjete luftarake hynë në vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni.

Stërvitja zyrtarisht do të zhvillohet në poligonin e armatës “Krivollak”, ndërsa dje u prezantua pajisja në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button