Zjarr në një hotel në pushimoren turke Kemer, janë evakuuar së paku 400 persona

Të paktën katër shtetas rusë dhe dhjetë turq pësuan djegie në zjarrin i cili sot shpërtheu në një hotel me pesë yje në pushimoren mesdhetare turke Kemer, transmeton agjencia TASS, duke iu referuar kanalit televiziv turk “A Haber”.

Sipas informacioneve të “A Haber”, 14 persona janë pranuar në disa spitale pas zjarrit, por ata janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes ka pasur një numër të madh të zjarrfikësve dhe ekipeve të ndihmës së shpejtë.

Kemer

Paraprakisht, televizioni “HaberTurk”, kumtoi se rreth orës 8.00 ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm në kuzhinën e hotelit me pesë yje në Kemer, por nuk e kumtoi emrin e hotelit.

Zjarrfikësit kanë evkuar nga ndërtesa të paktën 400 persona, me ç’rast, disa turistë të cilët janë shpëtuar nga ballkonet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button