Angazhim për dinamikë të re dhe cilësi në bashkëpunimin mes pushtetit qendror dhe lokal

Qeveria dhe Ministria e Pushtetit Lokal do të angazhohen për dinamikë të re dhe cilësi në bashkëpunimin mes pushtetit qendror dhe lokal, ndërsa në këtë drejtim ka qenë edhe takimi i sotëm punues mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, transmeton MIA.

“Tema kryesore e takimit ka qenë momenti aktual në të cilin ndodhet procesi i kompletimit të decentralizimit dhe pikat në atë proces, të cilat në periudhën e ardhshme duhet të marrin dinamikë të re që të finalizohen. Kryeministri Zaev dhe ministri Fazliu i kanë biseduar edhe modalitete për bashkëpunim më intensiv dhe më produktiv të pushtetit qendror me njësitet e pushtetit lokal, që të realizohen parimet e qeverisë aktuale për transfer më kreativ të pushtetit ndaj komunave në dobi të qytetarëve”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button