BE “e kujdesshme” me sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë

 Bashkimi Evropian (BE) mbetet i kujdesshëm lidhur me pakon e sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaj Rusisë, nga frika se masat e miratuara nga Kongresi dhe Senati mund të kërcënojnë sigurinë energjetike të bllokut dhe të ndikojnë negativisht mbi kompanitë evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Alexander Winterstein, tha të premten se zyrtarët evropianë “do të shohin se si ky proces do të rrjedh, dhe pastaj në mënyrë të kujdesshme do të vëzhgojnë mënyrën se si ky ligj do të zbatohen në praktikë”.

Ai shtoi se shqetësimi i BE-së i referohet projektligjit të fundit, por se gjithsesi ata do të jenë “të kujdesshëm”.

Masat e propozuara janë të orientuara në sektorin energjetik rus si pjesë e ligjit i cili ndalon presidentin Trump të zbusë sanksionet ndaj Moskës, pa pëlqim të Kongresit.

Mbetet që Trump të miratojë pakon e masave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button