Shën Petersburg: Ndalohen shtatë persona, dyshohen për planifikim të sulmeve terroriste

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka ndaluar shtatë persona nga Azia Qendrore pas dyshimeve se kanë planifikuar sulme terroriste në Shën Petersburg, transmeton REL. 

Ky Shërbim ka thënë se të ndaluarit kanë planifikuar të organizojnë sulme afër zonave të trenave dhe atyre publike.

Shën Petersburg është qyteti i dytë më i madh në Rusi.

Nuk është bërë i ditur ndonjë emër apo shtetësi të të ndaluarve.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se autoritete ligjore ruse, ndonjëherë i targetojnë migrantë nga Azia Qendore dhe shtete të tjera me shumicë myslimane, dhe i ndalojnë pa baza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button