Blerje e shalqinjve nga prodhues të cilët nuk e plotësojnë kushtin për subvensione plotësuese

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do t’u dalë në ndihmë prodhuesve të shalqinjve të cilët për shkak të raporteve të pazgjidhura pronësore-juridike, nuk i plotësojnë kushtet për subvencion plotësues prej dy denarëve.

Siç kumtoi sot zëvendësministri dikasterial, Vllaste Dimkoviq, blerësit nesër do të fillojnë me blerjen e sasive të caktuara të shalqinjve nga kjo kategori e prodhuesve.

“Ministria do t’u ndihmojë prodhuesve në zgjidhjen e problemit me blerjen. Menjëherë krijuam kontakt me blerësit dhe që prej nesër ata janë të gatshëm të blejnë sasi të caktuara të shalqinjve. Me prodhuesit që morën pjesë në takim është arritur marrëveshje të bëjnë listë. cilët bujq janë më të rrezikuar dhe duhet të kenë prioritet gjatë blerjes”, theksoi Dimkoviq.

Ai theksoi se kompetentët vazhdimisht e ndjekin gjendjen në terren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button