RMV, çmimi te produktet shtazore është rritur më shumë sesa te produktet bimore

Në shkurt të këtij vitit, produktet bimore në Maqedoninë e Veriu kanë shënuar rritje për 8.9 % në krahasim me shkurtin e kaluar, ndërkohë çmimet e produkteve shtazore kanë shënuar rritje për 22.3 %, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit shkurt të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 8.2 %, ndërsa tek autputi rritja është për 11.5 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Brenda një viti, rritja e çmimeve më e theksuar është regjistruar te drithërat dhe orizi (45.8 %), patatet (39.3 %) dhe produktet me origjinë shtazore (34.1 %), etj.

Në pjesën e investimeve bujqësore (input), rritje të çmimeve vërejmë te plehrat minerale (23.7 %), ushqimi i kafshëve (16.1 %), ndërtesat (21.8 %).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button