Shqipëri, parandalohet vrasja e 18-vjeçares nga i shoqi me automatik

Policia e Shijakut ka mundur ditën e sotme të parandalojë një vrasje te mundshme të një nuseje të re nga bashkëshorti i saj Zeqir Nurka.

E reja L.B. ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj. Ndërsa ky i fundit dispononte dhe armë .

Policia njoftoi sot se falë ndërhyrjes së shpejtë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti familjar dhe ka arrestuar  Zeqir Nurkën,  27 vjeç, banues në Shijak, i cili kishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij në shtëpi ndërkohë që dispononte armë.

Me të marrë njoftim menjëherë në ndihmë të gruas kanë shkuar efektivet dhe gjatë kontrolli në banesë kanë gjetur një automatik Kallashnikov model 56, kalibër 7.62 mm si dhe një kreher me 30 fishekë.

Nurka rezultoi i dënuar më parë për kundërshtim të forcave të Policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button