Taravari u përgjigj në reagimin e drejtorit të FSSHM-së

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari pasdite përmes një deklarate me shkrim iu përgjigj reagimit të drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Stefanovski në të cilën ai deklaroi se Fondi ka funksionuar pa pengesa dhe se si drejtor i ka kryer të gjitha detyrimet e tij në pajtim me ligjin.

Deklarata e Stefanovskit ishte reagim i deklaratës paraprake të ministrit Taravari në të cilën ai thotë se drejtori i FSSHM-së nuk shkon në punë, e injoron Ministrinë e Shëndetësisë dhe deri në fund të javës do të shkarkohet.

“Me interes të madh e lexova letrën tuaj dhe tan dua që t’i përgjigjem publikisht, edhe pse personalisht preferoj takim, i cili për fat të keq nuk u arrit të realizohet  për shkak të refuzimit nga ana juaj e thirrjeve të mia dhe mosinteresimit për ndryshimet që janë shumë më tepër se të rëndësishme në shëndetësinë tonë. Nga ana tjetër, për ndryshim prej jush, drejtori Orhan Ramadani  gjithmonë i përgjigjej thirrjeve tona dhe ishte i hapur për bashkëpunim”, tha Taravari.

Ai thekson se së bashku me kabinetin e tij punojnë intensivisht  në zgjidhe sistematike dhe në rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor, që siç theksoi, ka qenë i shkatërruar në mënyrë katastrofale nga ana e administratës paraprake.

“Interesi i qytetarëve është gjithmonë prioriteti im, për dallim nga praktika juaj. Këtë e treguat edhe me atë që në fshehtësi donit që të shtrenjtonit medikamentet. Kur unë dhe kabineti im vendosëm që ta shfuqizojmë këtë vendim, ju as që iu përgjigjët thirrjeve tona, dhe as që dëshironit që ta nënshkruanit vendimi tim. Ku është konstruktiviteti juaj? Ku është përgjegjësia juaj këtu ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë” pyet ministri Taravari.

Lidhur me pjesën e deklaratës se Stefanovskit thotë që me shkarkimin e Bordit Drejtues paralizohet  vendimi i shkallës së dytë  për ankimime për medikamentet nga jashtë, Taravari me bindje se nuk do të ketë asnjë lloj  ngecje në këto procedura dhe paralajmëroi qe në fillim të javës së ardhshme, më së voni të martën, do të formohet një komision i ri i kësaj procedure.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button