Gjokoviq mund të pushojë nga tenisi

Ylli serb i tenisit, Novak Gjokoviq, tha se mund të pushojë nga tenisi, pasi do të operojë bërrylin e lënduar, shkruan REL.

Gjokoviq, fitues i 12 grand slameve, u tërhoq të mërkurën nga ndeshja çerekfinale me Tomas Berdych, në turneun All England Club.

Ai tha se bërryli i ka shkaktuar probleme që një vit e gjysmë.

“Ndoshta një pushim më i gjatë është i nevojshëm, jo vetëm për shkak të lëndimit, por edhe mendjes sime”, tha Gjokoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button