Tërmet në Kore të Veriut, nuk është test bërthamor

Tërmet me intensitet prej 5,8 ballë sipas Shkallës së Rihterit e goditi Korenë e Veriut dhe sipas Pentagonit, sipas të gjitha gjasave nuk është shkaktuar nga testi bërthamor.

Zëdhënësi i Pentagonit deklaroi se të dhënat filelstare tregojnë në atë se tërmeti nuk është shkaktuar nga një test bërthamor nga Koreja e Veriut duke i pasur parasysh thellësinë dhe lokacionin e tërmetit.

Pentagoni do të vazhdojë me hulumtimin e aktivitetit sizmik në atë pjesë.

Një sizmologe nga Instituti sizmik dhe topografik i SHBA-së, Xhuli Daton deklaroi se një tërmet me atë manjitudë është i pazakontë për atë rajon dhe se një goditje e tillë e fundit është regjistruar në vititn 1994.

Të gjitha testet bërthamore të Koresë së Veriut janë kryer në sipërfaqe, asnjëherë nën tokë. Epiqendra e tërmetit ishte në 560 kilometra nën fundin e detit dhe sipas të gjitha gjasave nuk ka shkaktuar dëme. Epiqendra ishte 200 kilometra në jug të portit rus Nahodka. Tani për tani nuk ka informata për viktima dhe nuk është shkaktuar paralajmërim për cunami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button