Tërmet me fuqi prej 6,7 ballësh e goditi bregun e Papua Guinesë së Re

Një tërmet me magnitudë prej 6,7 ballësh sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar pranë bregut të shtetit ishull Papua Guineja e Re, në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor, kumtuan mediat britanike, duke iu referuar institutit gjeofizik amerikan.

Epiqendra e dridhjes, që u ndje në qytetin Rabaul, ka qenë në thellësi prej 33 kilometra dhe 128 kilometra në lindje të ishullit Britania e Re.

Nuk ka informacione për viktima dhe shkatërrime.

Qendra e Oqeanit Paqësor për paralajmërim për cunami nga Havai kumtoi se nuk ka rrezik prej valëve shkatërruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button