Gruevski: PSP na sulmon me një grumbull akuzash që Zaev ta ndërrojë emrin dhe ta ridefinojë shtetin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, vlerëson se Prokuroria Speciale Publike (PSP) e sulmon partinë e tij, me qëllim që, sipas tij, Qeveria e re ta ndërrojë emrin dhe identitetin e popullit maqedonas dhe ta ridefinojë shtetin, njofton Portalb.mk.

“Ne nga VMRO të shkojmë në paraburgim, që ai ta ndërrojë emrin dhe identitetin e popullit maqedonas. Ne të lutemi që të na i kthejnë pasaportat derisa të plotësohet ajo që e ka premtuar për marrëveshjen me Bullgarinë. Ne çdo javë të paraqitemi në Gjykatë dhe populli të merret me atë, ministri për propagandë t’i shtyp t’u bëjë trysni mediave që të flasin vetëm për atë, derisa Zaev t’i paguaj faturat lidhur me ligjin për gjuhët. VMRO-DPMNE të merret vetëm me veten, me paraqitje, paraburgime, pasaporta, me pagues që duhet të aktrojnë reformatorët e partisë, derisa Zaev t’i plotësojë premtime për ridefinim të shtetit”, deklaroi Gruevskinë konferencën vjetore të Unionit të Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button