Tillerson lavdëron popullin turk që u ngrit kundër grushtshtetit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, lavdëroi, siç tha ai, kurajën e popullit turk “për të mbrojtur demokracinë”, duke u ngritur kundër komplotuesve të grushtshtetit, vitin e kaluar, shkruan REL.

Tillerson, duke folur të dielën në Stamboll, nuk i përmendi ndjekjet dhe arrestimet masive që kanë pasur puçin e dështuar, më 15 korrik, 2016.

“Jemi në Stamboll në një kohë të rëndësishme. Gati një vit më parë, populli turk, burra dhe gra të guximshëm, u ngritën kundër komplotuesve të puçit dhe mbrojtën demokracinë e tyre”, tha Tillerson në hapje të një konference për naftën në Stamboll.

Puçi ka dështuar pasi mijëra njerëz kanë dalë në rrugë pas thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan për t’iu rezistuar komplotuesve.

Që atëherë, mbi 100,000 njerëz janë pushuar nga puna në shërbimin civil, polici, ushtri dhe sektorin privat. Rreth 40,000 të tjerë janë arrestuar.

Autoritetet turke kanë fajësuar klreikun fetar, Fethullah Gulen, për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet. Gulen e ka mohuar përfshirjen.

Derisa Tillerson ka folur, qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë të opozitës në rrugët e Stambollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button