Xhaferi: Në mënyrë adekuate do të reagoj për keqpërdorimin e funksionit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në deklaratën e sotme të tij për media ka thënë se neni 33 i Rregullores së Kuvendit lejon formim të grupeve parlamentare prej pesë deputetë, mirëpo në rast se vlerëson se ka keqpërdorim të funksionit të deputetit ai do të reagojë në mënyrë adekuate, njofton Portalb.mk.

“Në aspekt juridik fakti është diskutabil, ngaqë një parti politike nuk mund të formojë më shumë grupe parlamentare dhe për këtë krijohet dilemë te elektorati i tyre se a është ajo parti e vetme apo kanë probleme të brendshme, për këtë nuk dua ta komentoj këtë veprim të tyre. Veprimi i tyre dhe i çdo deputeti do të rezultojë me procedurë adekuate nga ana ime, nëse vlerësoj se ka një qëllim të tillë. Nuk dua paraprakisht të predikoj për qëllime të të tjerëve”,tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit tha se është herët të thuhet se ky veprim i VMRO-DPMNE-së  bëhet me qëllim që të bllokojë punën e Kuvendit.

“Nuk mund të komentoj vendimin e tyre për formim të dhjetë grupeve parlamentare dhe nuk dua të predikojë se cili është qëllimi i tyre. Me ndarjen e tyre në Kuvend do të tregohet se cili është qëllimi i tyre. Nëse sillen siç vepruan dje, ajo do të thotë se do të shfrytëzojnë mundësinë për kërkesë për shfrytëzim të drejtës së pauzës në kohëzgjatje prej një orë. Kjo do të thotë se për 24 orë do të kërkojnë 10 orë pauzë. Ata do të mbajnë përgjegjësi politike për veprimin e tyre”, tha Xhaferi.

Sipas tij ndryshimi i Rregullores është hapi i fundit që duhet të ndërmerret deri sa ka nevojë të tillë duhet konsensus politik.

Sa i përket asaj se pse seanca është shtyre për të hënën, Xhaferi u përgjigj se ashtu kanë kërkuar grupet parlamentare.

Përndryshe, tërë kjo bllokadë e VMRO-DPMNE-së, duke formuar dhjetë grupe parlamentare vjen atëherë kur në rend dite të seancës kuvendore u fut shkarkimi i Marko Zvërlevskit nga funksioni i prokurorit publik.

Shkarkimi i Zvërlevskit vjen me propozim të Qeverisë me arsyetimin se ka vepruar politikisht dhe në mënyrë të papërgjegjshme gjatë kryerjes së detyrës së tij.

LEXO: Të gjitha bllokadat në Kuvend: Katër raste ekstremne të “filibasterit” të Maqedonisë

LEXO: Tuntev: VMRO-DPMNE do që t’i bllokojë reformat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button