Maqedoni, OJQ-të kanë hartuar propozim për reforma

Më 4 dhe 5 korrik të vitit 2017 në hotel ALeksandar Pallas në Shkup është mbajtur forumi i shoqërisë civile, në të cilën 135 përfaqësues nga 72 organizata dhe 8 ekspertë kanë punuar në zgjerimin, plotësimin dhe përditësimin e propozimit për reforma urgjente prioritare, e cila zyrtarisht u përgatit në vitin 2016, njofton Portalb.mk.

Në OJQ Forumin 2017, është përgatitur propozim reformues të reformave prioritare dhe masave për periudhën prej 12 muajve në fushatë: zgjedhje dhe sistem zgjedhor, financa publike dhe ekonomi, gjyqësor, administratë publike, Kuvend, kontroll ndaj policisë dhe shërbimtarëve të sigurisë dhe kundërzbulimit, luftë kundër korrupsionit, shoqëri civile, arsim dhe politika rinore, kulturë, mbrojtje sociale, mirëqenie dhe qëndrueshmëri, shëndetësi, mjedis hapësinor dhe energjetikë.

Dokumenti është përgatitur me qëllim që shoqëria civile ta japë kontributin e saj në dizajnimin dhe implementimin e reformave për demokratizimin e shoqërisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button