PSP dorëzoi ankesa për refuzimin e paraburgimeve të Gruevskit, Janakievskit, Protogjerit dhe Jankulloskës

Prokuroria Speciale Publike (PSP), deri te Gjykata e Apelit sot ka dorëzuar pesë ankesa për vendimet e Gjykatës Penale, me të cilën refuzohen kërkesat e tyre për shqiptimin e masave të paraburgimit për liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish shefin e kabinetit të tij, Martin Protogjer, ish ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe sekretarin gjeneral të Qeverisë, Kirill Bozhinovski, të akuzuar në rastin “Titanik” për mashtrime zgjedhore, konfirmojnë nga PSP, njofton Portalb.mk.

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në vend të paraburgimit, pesë të akuzuarve ua ka marrë dokumentet e udhëtimit dhe ato diplomatike dhe i ka obliguar që njëherë në javë të paraqiten në Gjykatë.

Ndryshe, ankesat e PSP-së dorëzohen nëpërmjet Gjykatës Themelore Shkupi 1, i cili më pas i dërgon në Gjykatën e Apelit.

Nga Gjykata e Apelit sot deklaruan se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ankesë. Deri më tani PSP ka dorëzuar mbi 30 ankesa.

LEXO: DOSIE: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button