Taravari: Qeveria e mëparshme ka promovuar Qendër Klinike, por bëhet fjalë për një ndërtesë për klinika interne

“Qeveria e mëparshme vazhdimisht promovoi ndërtimin e Qendrës Klinike, por në të vërtetë nuk bëhet fjalë për Qendër Klinike, por vetëm një ndërtesë për klinika interne dhe kjo është vetëm një zgjidhje parciale”, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Sipas planit dhe projektit të tyre, Taravari, thotë se  është parashikuar që të ndërtohet vetëm një ndërtesë në të cilën do të vendosen degët  interne, përderisa  në objektet e vjetra do të mbeten kirurgjia, onkologjia, gjinekologjia, kardiologjia dhe kardiohirurgia, infetkive, pediatria.

“Maqedonisë i duhet një Qendër Klinike krejtësisht e re, duke pasur parasysh që vendi dhe vendpozita e tanishme nuk janë adekuate. Duam të ndërtojmë Qendër Klinike sipas standardeve botërore, ku do të ketë më shumë hyrje, parking, klinika të ndërlidhura mes tyre, siç rekomandojnë ekspertët dhe inxhinierët e  specializuar për këtë fushë”, thotë Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button