LSDM: Ndërtimi i autostradave, shembull përmes të cilit qytetarët sigurohen në katastrofat e VMRO-DPMNE-ja

Partia Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një kumtese dërguar në media përsëritin lëshimet të cilat i ka bërë VMRO-DPMNE-ja në ndërtimin e autostradave, çmimi i së cilave është trefishuar, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE ka bërë lëshime në infrastrukturën e Republikës së Maqedonisë. 11 vite punim të papërgjegjshëm, joprofesional dhe të pahijshëm. 11 vite pasurim kriminal të personave të vet me varfërimin e llogarisë së qindra mijë qytetarëve. Ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër është shembulli i fundit përmes të cilit qytetarët e Maqedonisë, të gjithë ne, sigurohemi në katastrofat që i ka organizuar VMRO-DPMNE-ja. 120 milion euro është çmimi të cilin qytetarët do ta paguajnë për shkak asaj se projekti për autostradën ka qenë i pakompletuar me pothuajse pa asnjë hulumtim gjeoteknik dhe gjeomekanik, pa kontroll të gjendjes në terren, me shpate të projektuara gabim të cilat janë jostabile. Për shkak kësaj çmimi i tunelit të autostradës është rritur trefish nga 29 milion euro deri në 89. Për këto autostrada, PSP-ja ka ngritur rast me dyshimin se dallimi në çmimet nga kontraktori deri të nënkontraktori përfshin më së paku 155 milion euro”, thuhet në kumtesë.

Kumtesa është përfunduar me disa pyetje të parashtruar për pjesëtarët e  VMRO-DPMNE-së.

“Për fund duam ta pyesim VMRO-DPMNE-në:

Kush do ta bartë përgjegjësinë për shkak vonesës për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër?

A mendojnë propagandistet e VMRO-DPMNE-së se u beson së paku një qytetar kur për  gabimet katastrofale në autostradë e akuzojnë LSDM-në?

A besojnë së paku ato vetë për gënjeshtrat e tyre?”, pyesin nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button