MBPEU: Do të ndërmerren masa për blerje dhe shpërndarje pa pengesa të prodhimeve bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot kumtoi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për blerje dhe shpërndarje pa pengesa të prodhimeve bujqësore dhe për mbrojtje të prodhimtarisë vendore.

Prej atje theksojnë se këto ditë është realizuar takim i prodhuesve dhe blerësve të prodhimeve kopshtare me qëllim që të konfirmohet si zhvillohet blerja dhe shpërndarja në rajonin e Strumicës dhe të Tikveshit ku në vijim është mbledhja e pjeshkave, dardhave, kajsive, qershive dhe vishnjave.

Në takim u konfirmua se një numër i madh i blerësve të regjistruar të cilët punojnë me eksport nuk kanë partnerë stabil, ndërsa ekzistojnë edhe bllokada artificiale nga partnerët e huaj, për çka arsye është mospërputhja e çmimit gjatë blerjes. Vërejtja nga blerësit e huaj është që në një arkë paketohen nga tre lloje, ndërsa prodhimet ruhen në kushte të papërshtatshme.

Me qëllim të blerjes dhe plasmanit më të mirë, nga Ministria me portofol paralajmërojnë marrje të masave me të cilat do të nxitet ndërtimi i kapaciteteve deponuese dhe qendrave blerëse-shpërndarëse me kapacitet mbi 5.000 tonë dhe mbështetje të iniciativave për ndërtim të frigoriferëve të vegjël me kapacitet prej 500 tonë.

Në këtë mënyrë, thonë nga Ministria e Bujqësisë, fermerët do t’i mbajnë prodhimet cilësore dhe do të mund të arrijnë çmim më të lartë të blerjes.

“Qeveria e re reformuese ka plan që përmes MBPEU të zbatojë program gjithëpërfshirës për mbështetje të të gjithë aktorëve në sektor. Në mënyrë shtesë punohet në krijimin e kushteve të barabarta në treg të cilat do të vlejnë për të gjithë dhe në një marrëdhënie të tillë korrekte do të vendoset edhe marrëdhënie korrekte ndaj çmimit të prodhimeve bujqësore. Në programin për mbështetje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural, rast i veçantë do t’i jepet prodhimtarisë parimore, gjegjësisht fermeri do të jetë në fokus. Gjendja e tillë me siguri do të mundësojë rritje të prodhimtarisë”, theksohet në kumtesën e MBPEU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button