Gjendet një person pa shenja jete në Liqenin e Ohrit

Një person nga Ohri, është gjetur i vdekur në afërsi të plazhit “Saraishte”, që ndodhet në pjesën e vjetër të Ohrit, njofton Portalb.mk.

Trupi i pajetë i burrit 61 vjeçar, është gjetur dje rreth orës 18:00 nga ana e notuesve, të cilët menjëherë e kanë lajmëruar policinë.

Në vendngjarje kanë arritur ekipet e policisë, shërbimet për urgjencë dhe prokurori, ku është konstatuar vdekja.

Arsyet dhe rrethanat ende nuk dihen, të njëjtat do të mësohen pasi të kryhet autopsia.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button