Fillojnë negociatat për Bregzit

Pothuajse një vit pas referendumit në Britani të Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian, sot Brukseli dhe Londra i fillojnë negociatat për dalje të vendit nga Unionit.

Dejvid Dejvis, sekretar shtetëror britanik për Bregzitin dhe Mishel Barnie, kryenegociator i Komisionit Evropian u dakorduan për nisje të negociatave në pajtueshmëri të Nenit 50 nga Marrëveshja e Lisbonës të BE-së më 19 qershor, njoftoi javën e kaluar Qeveria britanike. Ata do të takohen sot në mëngjes në Bruksel që ta fillojnë procesin e “shkurorëzimit të martesës 44-vjeçare”.

Sipas burimeve diplomatike, gjatë raundit të parë të negociatave fokusi do të jetë në çështjet e lidhura për të drejtat e qytetarëve, marrëveshjet financiare, Irlanda Veriore.

Sekretariati britanik për Bregzit njoftoi se pritet që të dy fazat e negociatave të harmonizohen, ndërsa se më së shumti do të bisedohet për çështje të lidhura me vetë daljen e Britanisë nga BE-ja dhe obligimet e saj financiare.

Pritet që Britania e Madhe ta braktisë Unionin në fund të marsit të vitit 2019, dy vite pasi më 29 mars kryeministrja Tereza Mej e aktivizoi procedurën për braktisje.

Negociatat për Bregzit pritet të komplikohen nga humbja e papritur e shumicës parlamentare e kryeministres Tereza Mej në zgjedhjet e javës së kaluar.

Britania e Madhe zyrtarisht njoftoi se po e braktisë BE-së nga fundi i marsit, që do të thotë se procesi duhet të përfundojë në mars të vitit 2019.

Planet e Qeverisë për aktivitetet e Parlamentit do të prezantohen në fjalimin e mbretëreshës Elizabeta të mërkurën.

Më 23 qershor të vitit të kaluar, britanikët me rreth 52 për qind e mbështetën braktisjen e vendit nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button