Shkup, do të prezantohet “Olimpiada Speciale Maqedoni”

“Olimpiada Speciale Maqedoni” sot organizon prezantim të programit “Atletët e rinj, në të cilin do të prezantohen përfitimet për fëmijët me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale, përmes demonstrimit të përvojave të fituara të grupeve nga Shkupi dhe Tetova ku ky program u zbatua katër muajt e fundit.

Programi “Atletë të rinj” është program inovativ sportiv-argëtues dedikuar për fëmijë me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale në moshë prej 2 deri 9 vjet, fokusi i të cilëve është zhvillimi i aftësive motorike përmes sportit dhe aftësive sociale dhe kognitive, përmes lojës dhe argëtimit.

Ky program “Olimpiada Speciale e Maqedonisë” tashmë dy vjet e zbaton me disa grupe fëmijësh, dhe tani ka për qëllim ta kyç edhe në shkolla inkluzive në vend.

Programi “Atletët e rinj” zbatohet me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it përmes projekteve rajonale, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga ana e UNICEF-it “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe avancimi i inkluzionit social të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button